Trump mund ta ftojë Putin në Samitin e G20 në SHBA, tërbohen liderët evropianë dhe aleatët!

Trump mund ta ftojë Putin në Samitin e G20 në SHBA, tërbohen liderët evropianë dhe aleatët!

Vladimir Putin mund të shkelë për herë të dytë në Shtetet e Bashkuara gjatë presidencës së Donald Trump. Pas takimit të vitit të kaluar në Anchorage të Alaskës, ku Trump e ftoi për të diskutuar një plan paqeje për Ukrainën, këtë herë destinacioni mund të jetë Miami. Putin ka gjasa të marrë një ftesë për samitin e liderëve të G20, që do të mbahet në Florida në mesin e dhjetorit. Sipas dy personave në dijeni të situatës, ende nuk ka një vendim përfundimtar, por Shtëpia e Bardhë po punon për të siguruar pjesëmarrjen e presidentit rus dhe për këtë po mban të informuar edhe palën kineze. Trump nuk e ka konfirmuar publikisht ftesën. I pyetur së fundmi për mundësinë e pjesëmarrjes së Putinit në samit,...