Trump kërkon potasin e Bjellorusisë, marrëveshja që mund të trazojë tregun dhe aleatët
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi në rrjetin e tij social Truth se Shtetet e Bashkuara po punojnë për një marrëveshje të madhe për blerjen e potasit nga Bjellorusia. SHBA-të importojnë sasi të mëdha të këtyre kripërave të kaliumit, të cilat përdoren si pleh bujqësor. Rreth 80% e importeve amerikane vijnë nga Kanadaja, e cila prodhon afërsisht një të tretën e të gjithë potasit që hidhet në tregun botëror. “Çmimi do të jetë ndjeshëm më i ulët se ai që paguajmë aktualisht për Kanadanë dhe ky është një lajm shumë i mirë për fermerët dhe pronarët e fermave tona”, shkroi Trump. Deklarata e presidentit amerikan duhet parë në kontekstin e “luftës” së tij, veçanërisht në planin tregtar, me Kanadanë, por edhe të përpjekjeve për të rihapur...
Burimi:
javanews.al