Trump i lumtur që princ Harry dhe Meghan u larguan nga SHBA: Nuk më pëlqeu si u sollën me familjen mbretërore

Trump i lumtur që princ Harry dhe Meghan u larguan nga SHBA: Nuk më pëlqeu si u sollën me familjen mbretërore

Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar rikthimin e Princ Harryt dhe Meghan Markle në Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë se është “i lumtur” që çifti është zhvendosur sërish atje, por shtoi se nuk ka qenë asnjëherë fans i tyre. Trump deklaroi se ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me mbretëreshën e ndjerë Elizabeth dhe se njeh prej vitesh mbretin Charles. “Mendoj se ata e trajtuan familjen mbretërore me shumë mungesë respekti”, tha Trump, duke shtuar se nuk i pëlqeu mënyra se si Meghan u soll me mbretëreshën dhe Charles. Presidenti amerikan tha gjithashtu se, po të ishte në vendin e familjes mbretërore, nuk do t’i kishte pranuar sërish. “Nuk e di, ndoshta jam ndryshe, por unë nuk do t’i kisha marrë sërish. Sinqerisht, po...