Trump gëzon shëndet të plotë, presidenti amerikan kalon testet mjekësore

Trump gëzon shëndet të plotë, presidenti amerikan kalon testet mjekësore

Pasi iu nënshtrua kontrollit të parë mjekësor që nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ndihet “në formë shumë të mirë”. Ai iu nënshtrua kontrolleve kardiake, si dhe atyre për shëndetin mendor, në Qendrën Mjekësore “Walter Reed” në periferi të Uashingtonit. Kreu i Shtëpisë së Bardhë u tha gazetarëve në avionin presidencial se “u përgjigj saktë në çdo pyetje” në testin për shëndetin mendor dhe shtoi se jo vetëm që ka zemër të mirë, por ka gjithashtu edhe “shpirt shumë të mirë”. Ai theksoi se raporti pritet të publikohet më 13 prill....
Burimi: Vizionplus.tv