Trump, “gërshërë” edhe në DASH/	Shkurtimet prekin Departamentin e Shtetit, Rubio: Staf i fryrë dhe joefikas

Trump, “gërshërë” edhe në DASH/ Shkurtimet prekin Departamentin e Shtetit, Rubio: Staf i fryrë dhe joefikas

Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump po riorganizon Departamentin e Shtetit për të eliminuar disa agjenci që i konsideron të tepërta, si dhe disa programe që thotë se nuk janë në përputhje me interesat amerikane, njoftoi Sekretari i Shtetit Marco Rubio. “Kjo qasje do të forcojë ministrinë nga themelet, nga departamentet tek ambasadat. Shërbimet që kanë të bëjnë me fusha të veçanta do të shkrihen për të rritur funksionalitetin, shërbimet e tepërta do të eliminohen dhe programet e paligjshme që nuk janë në përputhje me interesat themelore kombëtare të Amerikës do të pushojnë së ekzistuari,” tha Rubio...
Burimi: Top-Channel.tv