TRUMP GATI TE GODASE IRANIN ME ARME BERTHAMORE, NETANYAHU BEN PRESION
Gazetari amerikan Tucker Carlson ka ngritur një alarm të fortë për rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit mes SHBA-ve dhe Iranit, duke pretenduar se administrata Trump mund të jetë vetëm pak ditë larg shqyrtimit të një sulmi bërthamor ndaj objektivave iraniane. Në një publikim në platformën X, Carlson pretendon se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po ushtron presion të vazhdueshëm ndaj presidentit amerikan Donald Trump për të ndërmarrë një sulm kundër malit Pickax, në Iranin qendror, ku, sipas pretendimeve të inteligjencës izraelite, Teherani ka rifilluar programin e pasurimit të uraniumit. Sipas Carlson, objektivi ndodhet nën rreth 300 metra shkëmb të fortë dhe armët konvencionale amerikane nuk do të ishin në gjendje të shkatërronin tunelet nëntokësore. Për këtë arsye, ai pretendon se përdorimi i një arme bërthamore taktike...
Burimi:
ntv.al