Trump do të takohet me Ursula von der Leyen të dielën për tarifat, Presidenti i SHBA-së: Shanset për marrëveshje janë 50-50

Trump do të takohet me Ursula von der Leyen të dielën për tarifat, Presidenti i SHBA-së: Shanset për marrëveshje janë 50-50

Ursula von der Leyen dhe Donald Trump do të takohen në Skoci të dielën për të biseduar për një marrëveshje tregtare midis Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, ndërsa afron afati i 1 gushtit  i vendosur nga presidenti amerikan, i cili ka kërcënuar të vendosë tarifa prej 30% për importet evropiane. Siç njoftoi vetë presidentja e Komisionit Evropian në platformën “X”, “pas një bisede të mirë telefonike me presidentin e SHBA-së, ramë dakord të takohemi të dielën në Skoci për të diskutuar marrëdhëniet tregtare transatlantike dhe se si mund t’i mbajmë ato të forta”. Following a good call with @POTUS, we have agreed to meet in Scotland on Sunday to...