Tronditet Vlora, dhunohet dhe kërcënohet biznesmeni Vasil Bedinaj: Më kërkuan 5 milionë euro!
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një prej hoteleve në zonën e Orikumit, ku një grup prej më shumë se 20 personash, shumica prej tyre të armatosur, dyshohet se kanë shkuar për t’i vendosur gjobë pronarit të hotelit, Vasil Bedinaj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 .Sipas informacioneve paraprake, personat fillimisht kanë kërcënuar me fjalë pronarin e një hoteli, ndërsa më pas kanë përdorur edhe armët, duke i kërkuar një shumë prej 5 milionë eurosh. “5 milionë euro gjobë ndryshe zhduku nga Shqipëria”, ka thënë Vasil Bedinaj në polici. Mes palëve ka pasur edhe një konflikt fizik, ndërsa autorët janë larguar nga ambientet e hotelit menjëherë pas ngjarjes. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur ndjekjen e...
Burimi:
argjiroja.net