Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Tronditet bota e skive: Ndërron jetë në stërvitje ylli i ri francez, Margot Simond
👁8521
Bota e sportit është tronditur nga një tjetër fatkeqësi e rëndë. Margot Simond, një nga talentet më premtuese të skive në Francë, ka humbur jetën në mënyrë tragjike gjatë një seance stërvitore në pistën e njohur të Val d’Isère, ndërsa po përgatitej për garën “Red Bull Alpine Park”. 18-vjeçarja, e lindur në Aillons Margériaz të rajonit të Savojës dhe pjesë e klubit “Ski Club Les Saisies”, pësoi një përplasje të rëndë gjatë stërvitjes. Ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë në vendngjarje, por përpjekjet për ta shpëtuar rezultuan të kota. Simond kishte spikatur si kampione kombëtare në kategorinë U18 dhe këtë vit...