Tronditëse/ Digjet një makinë në autostradën Vlorë–Fier, zbardhen detajet

Tronditëse/ Digjet një makinë në autostradën Vlorë–Fier, zbardhen detajet

Një automjet tip Ford është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në autostradën Vlorë–Fier. Ngjarja ka ndodhur teksa automjeti ishte në lëvizje, duke shkaktuar panik te pasagjerët, të cilët kanë mundur të dalin në kohë nga makina dhe kanë shpëtuar pa lëndime. Flakët kanë përfshirë të gjithë automjetin brenda pak minutash, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Dyshohet paraprakisht për një defekt teknik.