Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
”Trojanët flisnin Pellazgjisht” – Pashko Vasa & Patrick Colquhoum
Në poemat e Homerit termi ‘helenë’ përmendet vetëm për një fis, ose vetëm për banorët e një rajoni të kufizuar në Thesali, dhe për herë të parë mori kuptim gjenerik shumë kohë mbas ekspeditës kundër Trojës – pra, po të flasim nga pikëpamja historikem, në një kohë relativisht moderne. Sepse është e qartë që në kohën e poemave të Homerit, gjuha, cilado të ketë qenë ajo, ishte e përhapur ndër aleatët dhe rrethuesit, dhe për këtë arsye, duhet të ketë qenë gjuha e parë e pellazgëve. Për më tepër, ajo ishte gjuha e të rrethuarve, ndonëse jo e aleatëve të tyre të jugut. Nuk ka asnjë tregues se janë përdorur përkthyes; dhe, nga ana tjetër , ata kishin të njëjtat hyjni, që mbronin kauën e...