Troja Bicurri fiton çmimin e parë në “Akordet e Kosovës”

Troja Bicurri fiton çmimin e parë në “Akordet e Kosovës”

Troja Bicurri, me këngën “Mali dhe Hana”, ka fituar çmimin e parë në edicionin e katërt të Festivalit të Këngës “Akordet e Kosovës”. Çmimin e parë ia ndau ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, duke e shpallur kështu Troja Bicurrin fitues të vlerësimit kryesor të këtij edicioni të festivalit./KultPlus.com