Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Triumfi i flamurit kuq e zi pas një “Kryqëzimi” të vitit 1501
Nga Artan Shkreli – Prej vitesh qarkullon në rrjetet sociale shqiptare një pikturë e Rindjes Italiane me skenën e kryqëzimit të Krishtit e cila sot ndodhet në pinakotekën “Brera” të Milanos që prej vitit 1811. Bëhet fjale për kompozimin me temë fetare “Crocifissione” të Michele di Zenones, njohur më së shumti si Michele di Verona, prej qytetit në të cilin ai veproi thuajse gjithë jetën e tij artistike. Kjo pikturë ka bërë përshtypje për shkak ëte flamurit kuq e zi, por nuk ka mundur të hapë diskutime të mëtejshme për të sqaruar disi rrethanën e atij flamuri.Kuadri në fjalë, është realizuar rreth vitit 1500, pra në kapërcyell të Rilindjes së Hershme, i destinuar për t’u vendosur në manastirin e Shën Gjergjit në Braida të Veronës, ku...