Tritoli në garazhin e Elvis Kosovës, shpallet në kërkim 36-vjeçari nga Fushë-Kruja

Tritoli në garazhin e Elvis Kosovës, shpallet në kërkim 36-vjeçari nga Fushë-Kruja

Policia e Tiranës ka mundur që të identifikojë autorin i cili më 24 korrik vendosi tritol në garazhdin e biznesmenit, Elvis Kosova. Përmes një njoftimi zyrtar blutë bënë me dije se Klodian Steli është autori i kësaj ngjarje dhe identifikimi i tij u bë falë pamjeve të kamerave të sigurisë së zonës. Grupi hetimor ndoqi të gjitha lëvizjet e 36-vjeçarit i cili pasi vendosi tritolin u mundua që të humbasë gjurmët duke u future në pyllin pranë Liqenit të Thatë, aty ku dhe qëndroi për një kohë prej 30 minutash. Më pas ai ka dalë në një rrugicë tjetër dhe u largua nga vendi i ngjarjes me shpresën se autoritet nuk do të mund ta idenfitikonin, por që kamerat në zonë e nxorën “zbuluar” atë...