Tritoli në Durrës, Policia zbardh ngjarjen: 2 në pranga, vendosën lëndë plasëse të lidhur me celular (EMRAT)

Tritoli në Durrës, Policia zbardh ngjarjen: 2 në pranga, vendosën lëndë plasëse të lidhur me celular (EMRAT)

pamje nga policia DURRËS- Dy persona janë arrestuar në Durrës, të dyshuar si autorë të vendosjes së një sasie lënde plasëse, ngjarje e ndodhur më 28 gusht në lagjen nr.3 të qytetit. Sipas njoftimit të Policisë, Sherif Çela 47-vjeç, dhe Muharrem Thartori 46-vjeç, dyshohet se kanë vendosur një sasi lënde plasëse të lidhur me një aparat celular ndaj një automjeti. Policia njofton se ngjara u regjistrua më 28 gusht, në lagjen nr. 3 të Durrësit, ku u konstatua një aparat telefonik celular i lidhur me një sasi lënde plasëse. Blutë e Durrësit bëjnë me dije se në vijim të hetimeve, policia ka sekuestruar si prova materiale tre aparate telefonikë celularë, të cilët do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Sinjali”. Zbardhet...