No Image Available

TRITOL NË ORËT E PARA TË MËNGJESIT, SHËNJESTËR BANESA E 55-VJEÇARIT

Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse ka tronditur orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje zonën e Bathores, në Kamëz. Ngjarja është regjistruar rreth orës 05:05, në lagjen numër 1, ku një sasi lënde eksplozive ishte vendosur në murin rrethues të banesës së një 55-vjeçari. Sipas informacionit paraprak të policisë, lënda plasëse ka shpërthyer, duke shkaktuar dëme materiale në murin rrethues të banesës, si dhe në një automjet të parkuar pranë hyrjes së saj, në pronësi të djalit të 55-vjeçarit. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar. Megjithatë, autoritetet ende nuk kanë një pistë zyrtare mbi motivet e kësaj ngjarjeje dhe as për identitetin e personit apo personave që mund të jenë përfshirë. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e shpërthimit...