TRITOL NË OBORRIN E BANESËS, SHPËRTHIMI GJATË NATËS DËMTON DY MAKINA NË TIRANË
Një shpërthim me lëndë plasëse ka prishur qetësinë e natës në një zonë të banuar të Tiranës, duke shkaktuar dëme materiale dhe duke vënë në lëvizje strukturat e policisë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:15 të datës 28 tetor, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”. Sipas njoftimit paraprak të Policisë së Tiranës, një sasi lënde që dyshohet të jetë eksploziv ka shpërthyer në oborrin e banesës së një 56-vjeçari, të identifikuar me inicialet S. N. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy automjete të parkuara në oborrin e banesës. Nga informacionet e publikuara nuk raportohen persona të lënduar. Grupi hetimor ka nisur veprimet për identifikimin e autorëve, përcaktimin e llojit të lëndës plasëse dhe sqarimin e motiveve të mundshme. Në këtë fazë nuk ka të dhëna...
Burimi:
ntv.al