Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Tritol garazhit në Tiranë
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Një shpërthim me tritol ka ndodhur pas mesnate në Tiranë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 03:50, në rrugën “Peti”, ku sasia e eksplozivit ishte vendosur në portën hyrëse të garazhit të një 39-vjeçari. Si pasojë e shpërthimit fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, vetëm dëme materiale në disa automjete të parkuara. Njoftimi i policisë: Rreth orës 03:50, në rrugën “Peti”, dyshohet se në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K., 39 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete, të parkuara. Grupi hetimor...