Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
“Tridhjet krena i ka pre, me shtatë plagë po rri në kambë” Jakup Ferri figurë e rëndësishme historike e shtyrë në harresë
Historia e kombit shqiptar është e lashtë dhe e lavdishme. Kjo histori është përplot figura të ndritshme të cilat kanë dhënë çdo gjë për një ideal të vetëm të shenjtë: lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar. Në mesin e këtyre patriotëve të mëdhenj të kombit vend të veçantë zë edhe patrioti, ideatori dhe komandanti i shquar ushtarak shqiptar Jakup Ferri nga Plava. Edhe pse kjo figurë e ndritur historike ka rënë në harresë, dua të them se Jakup Ferri nuk mund assesi të harrohet sepse veprat e tij janë të shumta dhe te paharrueshme, jo vetëm për ne shqiptarët, por edhe për armiqtë e përbetuar të kombit tonë, sidomos për malazezët dhe osmanët. Të bëmat e tij janë tipike për një hero dhe një figurë...