Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Tri vite nga tërheqja, Federer bëhet zyrtarisht miliarder
Legjenda e tenisit, Roxher Federer, është futur në familjen e miliarderëve. Sipas Indeksit të Miliarderëve të “Bloomberg”, 43- vjeçari zviceran tani ka një pasuri neto të vlerësuar prej rreth 1.2 miliardë euro. 3 vite pasi u tërhoq nga tenisi profesionist, Federer theu shifrën prej një miliard euro. Gjatë karrierës së tij, ai fitoi pak më shumë se 120 milionë euro nga çmimet e kompeticioneve, ndërsa pjesa më e madhe e pasurisë së tij u fitua jashtë fushës, falë sponsorizimeve, investimeve dhe lëvizjeve të zgjuara të biznesit. Gjatë dhe pas karrierës së tij, Federer ishte imazhi i shumë markave globale dhe...