Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Trepça në duar të Osmanlive/ Mehmedi nga Përshefca, evidentuesi i të hyrave të Trepçës
Mehmedi, djali i Hasanit nga Përshefca e kadillëkut të Kalkandeles (Tetovës), në vitin 1585 ishte evidentues kalhani* për të hyrat nga miniera e Trepçës dhe paguhej me mëditje prej 10 akçesh.Kështu thuhet në dokumentin e administratorit të nezaretit të Shkupit, dërguar Portës së Lartë.Në dokumentin që flet për mbledhjen gjashtëvjeçare të tatimeve nga minierat e Trepçës, jepen të dhëna për procedurën e mbledhjes së tatimeve, për kompetencat e kadive lokalë dhe të administratorëve të nezaretit të Shkupit.Në shekullin XVI gjejmë pak të dhëna për shfrytëzimin e minierave të Trepçës nga Perandoria Osmane.E dhëna e vitit 1585 është botuar në një punim të R. Murphyt, i cili flet për prodhimin e argjendit në Rumeli, rreth vitit 1600 (Shih: R. Murphy, “Silver Production in Rumelia According to...