Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Trenjake në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, Koçiu: Përkushtim i stafit për lindjen e veçantë
Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë erdhën në jetë trenjake. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, vlerësoi përkushtim e stafit për lindjen e veçantë. “Një lajm i bukur ka ardhur nga Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”. Tre engjëj të vegjël, Iliriana, Amaya dhe Cataleya, kanë ardhur në jetë, duke sjellë gëzim të pafund për prindërit dhe stafin mjekësor që ka ndjekur me përkushtim këtë lindje të veçantë”, tha Koçiu. Trenjaket përfitojnë edhe bonusin e bebes. Prej vitit 2019, qeveria dhe MSHMS vijojnë të mbështesin programin e bonusit të bebes të cilin e kanë përfituar rreth 227 mijë familje që kanë...