Tren bullgar në 11 Maj? KAS vendos dhe hap kutitë e Gramshit e Peqinit

Tren bullgar në 11 Maj? KAS vendos dhe hap kutitë e Gramshit e Peqinit

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve vendosi të hapë kutitë e votimit në dy KZAZ të qarkut të Elbasanit. Fjala është për kutitë e bashkive Gramsh dhe Peqin ku demokratët kishin dyshime për shtim fletësh në mënyrë fiktive. Akti i KAS nuk parashikon numërim por këqyrjen e materialeve zgjedhore, nëse numri i fletëve në kuti do të korrespondojë me ato që janë shënuar në procesverbale. E hëna e javës së ardhshme u caktua si afati për kryerjen e këtij procesi dhe më pas do të vijojë edhe rinumërimi i plotë i kutive për qarqet Tiranë e Fier.
Burimi: Kohajone.com