Tregim nga Migjeni: Zeneli

Tregim nga Migjeni: Zeneli

Zeneli asht si ajo tokë e mirë e pllehshme ku fara dosido e hjellun zen, rritet dhe ep fryt ma tepër se pritej.I thanë:– Zenel, thueje ti atë që s’diti shoku…Çohet me syt e tij të gështejtë të përqëndruem mendueshëm ndër syt e mij. Dhambët e bardhë, ftyra e zeshkët, balli i rregulltë, kryet e zgjatun për mbrapa. Flet. Përgjegjet me besim të madh në vetvete. E at besim e fitoj me shum prova, mbassi gjithmon kur s’dijnë tjerët atij i takon me folë. Dhe flet me ball pak të rrudhun ne mes të syvet.Nganjëherë – ashtu tue folë –...