Tre raste prostitucioni në Tiranë, në pranga tre vietnameze dhe një shqiptar

Tre raste prostitucioni në Tiranë, në pranga tre vietnameze dhe një shqiptar

foto ilustruese TIRANË- Policia e Tiranës ka finalizuar fazën e dytë të operacionit të koduar 'Last post', duke goditur tre raste të dyshuara të prostitucionit të reklamuar përmes rrjeteve sociale dhe të ushtruar në apartamente me qira ditore. Në kuadër të operacionit janë arrestuar katër persona, mes tyre tre shtetase të huaja dhe një shtetas shqiptar, i cili dyshohet se shfrytëzonte një prej grave për ushtrimin e prostitucionit. Sipas Policisë, aktiviteti dyshohet se reklamohej në rjetet sociale, ndërsa apartamentet merreshin me qira ditore në zona të ndryshme të kryeqytetit. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe katër telefona celularë të ciëlt dyshohet se përdoreshin për reklamimin e aktivitetit të paligjshëm. Më poshtë, njoftimi i plotë i Policisë: Tiranë/Finalizohet faza e dytë e operacionit të koduar “Last post”....