Tre muaj larg fushave, Bellingham tregon pasojat e operacionit masiv në shpatull

Tre muaj larg fushave, Bellingham tregon pasojat e operacionit masiv në shpatull

4 Gusht 2025 12:57 Alfred Lleshi Jude Bellingham kishte kohë që vuante nga shqetësime të mëdha në shpatullën e majtë, ndaj në korrik vendosi t’i nënshtrohej një operacioni. Më në fund, ai u operua më 16 korrik dhe koha e parashikuar e mungesës për mesfushorin e Real Madridit është rreth tre muaj, derisa të mund të rikthehet në fushë. Këto ditë, ndërsa ndodhet me pushime si pjesa tjetër e skuadrës (sot fillon faza përgatitore, por pa të), ai ka vendosur të ndajë publikisht në rrjetet sociale një foto të pasojave të operacionit, ku dallohet qartë një plagë e madhe që...