Burimi:
Standard.al

Tre mandatet e Edi Ramës me premtimet e pambajtura e shkatërrimin e arsimit/ Xhixho: Vota në 11 maj për ringritjen e arsimit, uljen e taksave e rritjen e mirqënies
👁3649
Deklarata e Zv. Presidentes të Partisë së Lirisë, Znj. Erisa Xhixho Të nderuar qytetarë,Qeveria e Edi Ramës e mbyll mandatin e tretë me shumë premtime të pambajtura dhe një sistem arsimor të rrënuar. Më lejoni të ndalem në disa prej tyre: Buxheti – Në vitin 2013, kur mori pushtetin, Edi Rama premtoi buxhetimin e arsimit në masën 5% e PBB. Ky është mashtrimi më i madh që mund t’u bëhej prindërve, mësuesve, pedagogëve dhe të rinjve shqiptarë. Dymbëdhjetë vjet më pas, buxheti është në nivelin 2.4%, më i ulëti në rajon. Renditemi të fundit pas Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë...