Tre gola të shënuar në “Loro Boriçi”, Partizani surprizon Vllazninë në pjesën e parë (video)
5 Shtator 2026 19:33 Telesport Vllaznia po përballet me Partizanin në “Loro Boriçi”, për javën e tretë në Abissnet Superiore. Pjesa e parë në Shkodër është mbyllur 1-2 në avantazhin e të kuqve. Të kuqtë e nisën takimin shumë mirë duke gjetur golin që në minutën e 4-të, ku nigeriani David Fadairo shënon një supergol nga distanca, me një goditje të fuqishme me të djathtën në minutën e 4-të. SHIKOGOLIN1 Në minutën e 21-të, shkodranët barazojnë shifrat me Adnard Mehmetin, i cili shënon me kokë, pas një krosimi të ardhur nga goditja e këndit. Topi u devijua nga Dion Vata dhe u quajt autogol. SHIKOGOLIN2 Në fund të pjesës së parë, kundërsulm perfekt i të kuqve. Altin Aliu kalon në avantazh Partizanin, pas asistit të...
Burimi:
telesport.al