Tre ansamble kombëtare në skenë, Tetova bëhet pikëtakimi i trashëgimisë sonë kulturore

Tre ansamble kombëtare në skenë, Tetova bëhet pikëtakimi i trashëgimisë sonë kulturore

Nga Julia Vrapi Tre ansamble kombëtare u bënë bashkë në aktivitetin “Na bashkon flamuri” në Tetovë. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore i Shqipërisë, Ansambli “Shota” i Kosovës dhe Ansambli i Maqedonisë së Veriut së bashku në skenë ku sollën një mbrëmje emocionuese me këngë, valle dhe ritme popullore. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor u shpreh se janë tre ansamble kombëtare dhe një skenë, që bashkon shpirtin e folklorit shqiptar. “Tetova bëhet pikëtakimi i trashëgimisë sonë kulturore me koncertin “Na bashkon flamuri”. Vera bëhet më e bukur kur arti dhe tradita vijnë pranë jush”, thuhet nga...