Trazirat në Tiranë, reagon Rama: Nuk jap dorëheqjen

Trazirat në Tiranë, reagon Rama: Nuk jap dorëheqjen

Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes, pavarësisht protestave të dhunshme të drejtuara nga studentët, të cilat kanë vijuar për të tretën ditë radhazi. Në një përgjigje me shkrim për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, Rama theksoi se nuk do të lejojë që situata e tensionuar dhe aktet e dhunës të pengojnë rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Deklarata e kreut të qeverisë vjen në një moment kur protestat vijojnë të ushtrojnë presion mbi qeverinë, ndërsa integrimi evropian mbetet një nga objektivat kryesore politike të vendit. Shkrimi i plotë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i tha Reuters të enjten se nuk do të japë dorëheqjen për shkak të protestave të dhunshme të udhëhequra nga studentët, të cilat hynë në ditën e tretë...