Trazirat në Tiranë, mbyllet Ambasada e Izraelit
Ambasada e Izraelit njofton se është mbyllur për shkak të protestave që po zhvillohen në Tiranë. Njoftim: Për shkak të zhvillimeve të fundit, Ambasada e Izraelit në Tiranë është aktualisht e mbyllur. Rihapja e Ambasadës do të varet nga mënyra se si do të zhvillohet situata. Për çështje urgjente konsullore, ju lutemi të kontaktoni numrin e telefonit të emergjencës së Ambasadës. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe do t’ju informojmë për çdo zhvillim të mëtejshëm, sipas nevojës. Ambasada e Izraelit në Tiranë
Burimi:
kohajone.com