Trazirat në Tiranë/ Egnatia- Midtjyland vihet në pikëpyetje
Egnatia sipas axhendës do të përballet nesër (18:45) me Midtjyland në fazën e Ligës së Konferencës mirpo kjo ndeshje historike për rrogozhinasit mund të marrë një dimension të ri. UEFA teksa ndjek situatën e protestës studentore në Tiranë, pritet të marrë një vendim të ri… Stërvitja e ekipit danez Midtjyland në stadiumin “Air Albania” zgjati vetëm disa minuta, ndërsa u ndërpre për shkak të pretendimit se lojtarët danezë ndjejnë pasojat e gazit lotsjellës që po përdoret ndaj protestuesëve disa metra larg impiantit në kryeqytetin shqiptar Tiranë. Nga ana e saj Egnatia ka anuluar stërvitja në “Air Albania”, aty ku është parashikuar të zhvillohet ndeshja nesër. Tashmë mbetet për t’u mësuar vendimi pas mbledhjes së jashtëzakonshme të sigurisë së UEFA-s./Sportiim.al/ Post navigation
Burimi:
sportiim.al