Trazirat në Tiranë, bizneset marrin masa dhe kanë një lutje për protestuesit…

Trazirat në Tiranë, bizneset marrin masa dhe kanë një lutje për protestuesit…

Ndërsa pritet që sot të vijojë dita e katërt e protestave dhe sulmeve ndaj institucioneve dhe bizneseve në Tiranë, këto të fundit kanë ndërmarrë një veprim për të mos qenë shënjestër e protestuesve. Bizneset e mëdha dhe të vogla në qendër kanë mbuluar xhamat e fasadat si dhe kanë ngjitur një letër mbi to ku shkruhet “Mbështesim protestën, ju lutem mos na dëmtoni”.