Trazirat në kryeqytet, Gjykata e Apelit njofton personelin të largohen
Gjykata e Apelit ka njoftuar largimin e personelit nga ambientet e institucionit, ndërsa është vendosur që për momentin të shqyrtohen vetëm çështjet që lidhen me masat e sigurimit personal. Gjithashtu, mësohet se është vendosur që të kërkohen forca shtesë policore për ruajtjen e godinës, për shkak të afërsisë së saj me Parlamentin dhe situatës së krijuar nga protestat. Për këtë situatë do të vihet në dijeni edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), ndërsa pritet të mësohen detaje të mëtejshme mbi masat e marra për garantimin e sigurisë në institucion.
Burimi:
kohajone.com