Trazirat në Itali, hetim edhe rrjeteve sociale! Hidhen thirrje për mobilizim për tubime dhe dhunë në protesta!

Trazirat në Itali, hetim edhe rrjeteve sociale! Hidhen thirrje për mobilizim për tubime dhe dhunë në protesta!

Shërbimet italiane të inteligjencës po hetojnë nëse përplasjet e dhunshme në Milano mund të kenë qenë rezultat i  një mobilizimi të koordinuar përmes rrjeteve sociale dhe fletëpalosjeve të krijuara me inteligjencë artificiale. Në fokus është edhe mundësia që zemërimi i të rinjve të jetë shfrytëzuar për të nxitur pjesëmarrjen dhe për ta orientuar protestën drejt përplasjeve. Sipas gazetës italiane “La Repubblica”, drejtori i Agjencisë për Inteligjencën dhe Sigurinë e Brendshme, Bruno Valensise, paraqiti vlerësimin e tij të enjten, më 22 tetor, gjatë një seance mbi tre orë përpara komisionit parlamentar të sigurisë, Copasir. Një nga pistat që po shqyrtohet është e ashtuquajtura “metoda e Ceutës”, një model mobilizimi që, sipas raportimeve, është përdorur më parë përmes rrjeteve sociale dhe përhapjes së shpejtë të thirrjeve për...