Trazirat në Francë/ Një i vrarë dhe 5 të plagosur në Paris, dyshohet për akt terrorist!
Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur, tre prej tyre në gjendje të rëndë, pas disa të shtënave me armë zjarri në periferi të Parisit, në Francë. Autoritetet franceze po hetojnë ngjarjen si një vepër të mundshme terroriste, ndërsa i dyshuari për sulmin është arrestuar. Sulmet ndodhën të premten në mëngjes, fillimisht në qytetin Trappes, në jugperëndim të Parisit, dhe më pas në komunën fqinje La Verrière. Sipas ministrit të Brendshëm francez, Laurent Nuñez, seria e të shtënave zgjati rreth 15 minuta. Mes të plagosurve është edhe një vajzë 12-vjeçare, ndërsa tre persona ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas kryetarit të bashkisë së Trappes, Ali Rabeh, autori i dyshuar lëvizte me një automjet tip Renault Clio, me ngjyrë gri, dhe...
Burimi:
javanews.al