Trazirat në disa qytete, PS: Kjo katrahurë do të paguhet, Shqipëria nuk kthehet pas

Trazirat në disa qytete, PS: Kjo katrahurë do të paguhet, Shqipëria nuk kthehet pas

Partia Socialiste ka përcjellë një mesazh të fortë lidhur me përgjegjësinë para ligjit për trazirat në vend nga protestat, duke theksuar se askush që ka gisht në shkelje nuk do të mbetet pa u përballur me drejtësinë. “Përgjegjësia para ligjit është e gjithsecilit dhe gjithkush që ka dorë në këtë katrahurë sigurisht që do paguajë”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Partia Socialiste, ku janë ndarë edhe pamje nga shkatërrimet ndaj bizneseve dhe institucioneve nga ana e protestuesëve. PS nënvizon se Shqipëria nuk do të kthehet më pas dhe se qytetarët nuk do të jenë më pengje të së shkuarës. “Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas. Shqiptarët kurrë më nuk do të jenë pengje të së shkuarës. E ardhmja është e Shqipërisë dhe...