Trazirat dhe plaçkitjet në Barcelonë, arrestohen 128 persona
Qendra e qytetit të Barcelonës pati një natë kaosi të shtunën, ndërsa grupe të rinjsh u përleshën me policinë dhe dyqanet u plaçkitën. Trazirat, të cilat filluan vonë pasdite rreth Placa de Catalunya, çuan në 128 arrestime, sipas autoriteteve. Pesëmbëdhjetë oficerë policie u plagosën gjithashtu gjatë natës. Tubimi, i promovuar në mediat sociale nën sloganin “Instituts Indignats”, synonte të sillte lëvizjen rinore franceze “Lyceens Indignes” në kryeqytetin katalanas. Në kulmin e saj, demonstrata tërhoqi rreth 600 persona, sipas raportimeve të mediave spanjolle. Trazirat filluan rreth orës 6 të mbrëmjes, kur disa grupe të rinjsh, shumë prej të cilëve të veshur me të zeza dhe me kapuçë, filluan të vandalizonin sinjalistikës rrugore. Më pas, forcat speciale të policisë ndërhynë, duke i bërë demonstruesit të shpërndaheshin nëpër...
Burimi:
javanews.al