Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
“Travel and Tour World”: Pse Shqipëria është sekreti i Mesdheut?
E vendosur në cepin juglindor të Evropës, Shqipëria ofron një ndërthurje të bukurisë natyrore magjepsëse, kulturës së pasur lokale dhe çmimeve të përballueshme – që kohët e fundit ka filluar të tërheqë vëmendjen e turistëve – në kërkim të përvojave autentike evropiane, sipas “Travel and Tour World” (TTW). Me një vijë bregdetare që shtrihet përgjatë deteve Adriatik dhe Jon, rajoni jugor i Shqipërisë, i njohur si Riviera Shqiptare, është një parajsë. Këtu, turistët do të gjejnë ujëra të kristalta, plazhe të pastra dhe një atmosferë të qetë – pa turma vizitorësh apo çmime të larta si në destinacionet e tjera...