Transportonte 11 emigrantë kundrejt 2500 eurove për person, arrestohet 30-vjeçari në Konispol
Një 30-vjeçar është arrestuar në flagrancë në afërsi të Konispolit, pasi u kap duke transportuar kundrejt pagesës 11 emigrantë nga Irani dhe Iraku, të cilët dyshohet se synonin të kalonin ilegalisht në Itali. Operacioni policor u kodua “Tranzit”. Sipas Policisë së Vlorës, 30-vjeçari V. D., banues në Lushnjë, u ndalua teksa transportonte me një furgon 11 shtetasit e huaj, të cilët sapo kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar përmes kufirit tokësor me Greqinë. Nga hetimet paraprake dyshohet se drejtuesi i furgonit merrte 2,500 euro për person për transportimin e emigrantëve, me destinacion të synuar Italinë. Në vijim të veprimeve procedurale, 11 emigrantët u proceduan penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, ndërsa furgoni i përdorur për transportin e tyre u sekuestrua në...
Burimi:
gijotina.com