Transporti Publik, autobusët në Tiranë rikthehen me kapacitet të plotë! Qeveria do u japë subvencion 3-mujor për naftën, arrihet akordi
Nga sot, autobusët në Tiranë do të rikthehen me kapacitet të plotë. Gjatë takimit me institucionet përkatëse, Shoqatat e Transportit kanë rënë dakord me kushtet e qeverisë. Qeveria do të japë subvencion 3-mujor për naftën dhe kështu urbanët do të kthehen në punë me flotën e plotë. Në 1 shtator, rritja e çmimit të naftës vuri në vështirësi transportin publik. Shoqatat e Transportit Urban dhe Interurban paralajmëruan se do e reduktonin me 20-30 për qind të flotës së tyre të autobusëve në qarkullim.
Burimi:
javanews.al