“Transparencë, pavarësi dhe mbrojtje për gazetarët”/ Raporti i KE: Liria e medias mbetet sfidë në Shqipëri

“Transparencë, pavarësi dhe mbrojtje për gazetarët”/ Raporti i KE: Liria e medias mbetet sfidë në Shqipëri

foto ilustruese BRUKSEL- Raporti i KE-së 2026 për Shqipërinë evidenton se liria e shprehjes ka arritur një farë progresi, por ende mbeten aspekte që kërkojnë përmirësim. Sipas raportit, pavarësia e medias, transparenca e pronësisë dhe financimit, si dhe mbrojtja e gazetarëve vijojnë të mbeten sfida në Shqipëri. "Shqipëria ndodhet ndërmjet nivelit të përgatitjes së caktuar dhe atij të moderuar të përgatitjes në fushën e lirisë së shprehjes dhe ka shënuar njëfarë progresi gjatë periudhës së raportimit, veçanërisht sa i përket përafrimit të kuadrit të saj ligjor me acquis të BE-së (legjislacionin e Bashkimit Evropian) dhe standardet evropiane. Shqipëria ofron garanci ligjore të pamjaftueshme për lirinë e shprehjes, ndërkohë që mjedisi mundësues duhet të përmirësohet në mënyrë që mediat të mund të ushtrojnë veprimtarinë e tyre...