No Image Available

Transferimi i Veliajt nga Durrësi në Fier, reagon Drejtoria e Burgjeve: U bë sipas ligjit dhe rregullores, urdhri është sekret shtetëror

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt nga Durrësi në Fier, duke e cilësuar urdhrin për transferimin e tij si “sekret shtetëror”. Institucioni ka dhënë sqarime lidhur me procedurën e transferimit të kryebashkiakut të Tiranës, i cili u zhvendos nga institucioni i paraburgimit në Durrës drejt atij në Fier. Sipas Drejtorisë së Burgjeve, urdhri i transferimit është dokument i klasifikuar dhe për këtë arsye nuk mund të bëhet publik në mënyrë të zakonshme. NJOFTIM PËR SHTYP Nisur nga spekulimet e shumta mediatike, vendosëm të bëjmë këtë njoftim të pazakontë për shtyp lidhur me procedura standarde të brendshme të punës. Transferimi i shtetasit E.V është kryer në kuadër të masave që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka marrë së fundmi...