Transferat qindra miliona dollarëshe të Kushner, përgjimi që ngriti dyshimet për marrëveshje sekrete me vendet e Gjirit

Transferat qindra miliona dollarëshe të Kushner, përgjimi që ngriti dyshimet për marrëveshje sekrete me vendet e Gjirit

Një investigim pretendon se Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump dhe ish-këshilltar i tij në Shtëpinë e Bardhë, kishte akses në llogari bankare të lidhura me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraelin, përmes të cilave dyshohet se janë transferuar rreth 2 miliardë dollarë. Sipas investigimit, paratë mund të kenë shërbyer për të financuar objektiva të politikës së jashtme dhe për të siguruar ndikim mbi vendimmarrjen e administratës amerikane. Historia, e bazuar në burime të inteligjencës dhe persona që pretendojnë se kanë njohuri për marrëveshjet financiare, nis në vitin 2017. Në atë kohë, shërbimi holandez i inteligjencës ushtarake dhe sigurisë (MIVD) zbuloi materiale që lidhen me telefonin e Kushnerit, pasi kishte siguruar akses në të dhënat e një operativi rus të hakerimit. Në materialet...