Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Traktati i paqes mes sundimtarit arbëror Balshës III me Republikën e Venedikut
Në foto mund të shikoni letrën e traktatit të paqes e cila mban datën 30 janar të vitit 1413, e shkruar në Tivar, ku zoti arbër Balsha III i cili sundoi Zetën nga viti 1403 deri në vitin 1421, konfirmon traktatin e paqes me Venedikun, e negociuar në emër të tij nga Sandali, Duka i Madh i Bosnjës. Letra është shkruar në pergamenë në gjuhën mesjetare italiane dhe është në gjendje tepër të mirë. Ajo rruhet në Arkivin Shtetëror të Venedikut dhe ka dimensione 310 mm × 340 mm. Poshtë letrës mund të shikoni dhe vulën e Balshajve në dyll të gjelbërt që mban stemën e tyre, ujkun. Një tjetër fakt interesant është që në gjithë letrën, askund nuk gjendet i shkruar termi sllav i...