Trajtimi i depresionit pas diagnozës së kancerit ul me 21% rrezikun e vdekjes
Kur një diagnozë kanceri konfirmohet, ndikimi mund të jetë aq shkatërrues saqë një pacient mund të bjerë në depresion. Por, ndërsa trajtimi i shëndetit mendor mund të duket si një përparësi më e ulët, çdo shenjë e depresionit të lidhur me kancerin duhet të trajtohet që në fillim, sipas një studimi me rreth 265,000 pacientë me kancer në SHBA. Sipas Edmund Qiao, onkolog radioterapist në Universitetin e Kalifornisë në San Diego, “psikoterapia menjëherë pas diagnozës” mund të shoqërohet me një shkallë më të ulët të vdekshmërisë. Gjetjet e Qiao-s, të cilat treguan se vetëm 3% e pacientëve me kancer në SHBA morën trajtim në kohë për depresionin, u prezantuan në një konferencë të fundit të Shoqatës Amerikane për Onkologjinë e Rrezatimit (Astro) në Boston. “Pacientët...
Burimi:
syri.net