Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Trajneri vlerëson Dakun: Sulmuesi më i mirë në Rusi, ka nivel të lartë
Sulmuesi i kombëtares, Mirlind Daku ka marrë shumë vlerësime për paraqitjet e tij në Rusi me fanellën e Rubin Kazan. Trajneri i njohur rus, Aleksandr Grigoryan e ka cilësuar Dakun, si sulmuesin më të mirë të kampionatit. “Do ta quaja Dakun sulmuesin më të mirë të kampionatit. Ai është një sulmues i nivelit më të lartë”, ka thënë Grigoryan. 27-vjeçari Daku ka luajtur 26 ndeshje në sezonin e kaluar dhe realizoi 15 gola. Për t’u mësuar mbetet e ardhmja e lojtarit, me këtë të fundit që ndiqet nga disa skuadra.