Trajneri Silvinjo dhe Zabaleta ndjekin ndeshjen Milan-Atalanta në “San Siro”

Trajneri Silvinjo dhe Zabaleta ndjekin ndeshjen Milan-Atalanta në “San Siro”

21 Prill 2025 16:23 Telesport Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, së bashku me zëvendëstrajnerin Pablo Zabaleta, ndoqën mbrëmjen e së dielës ndeshjen Milan – Atalanta, e zhvilluar në stadiumin “San Siro”. Stafi teknik i Kombëtares vëzhgoi nga afër paraqitjen e kapitenit kuqezi, Berat Gjimshiti, pjesë e formacionit të Atalantës. Mbrojtësi shqiptar u aktivizua për 59 minuta, por u detyrua të lërë fushën për shkak të një dëmtimi. Vizitat në klubet europiane do të vijojnë, në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, me qëllim vëzhgimin dhe takimin me futbollistët e ekipit kombëtar.
Burimi: Telesport.al