Trajneri i Portugalisë nuk pendohet për mënyrën si e trajtoi Ronaldon, Jesus-i: Mendova për interesat e ekipit

Trajneri i Portugalisë nuk pendohet për mënyrën si e trajtoi Ronaldon, Jesus-i: Mendova për interesat e ekipit

Cristiano Ronaldo i ka dhënë fund karrierës së tij me Kombëtaren. Vendimi i tij u bë publik ditën e djeshme, kur vetë ylli i futbollit botëror njoftoi tërheqjen e përhershme nga ekipi kombëtar i Portugalisë. Trajneri Jorge Jesus nuk mund ti shpëtonte pyetjeve në lidhje me Ronaldon. Por kreu i pankinës portugeze nuk ka shfaqur shenja pendese për mënyrën se si u soll me 5 herë fituesin e Topit të Artë. Të dy patën një konflikt një muaj më parë, çka solli edhe braktisjen e kampit stërvitor nga ana e Ronaldos. Megjithatë trajneri portugez ka qenë i qartë me përgjigjen e tij, duke thënë se nuk do të kishte ndryshuar asgjë në mënyrën se si e përballoi situatën me Ronaldon. “Nuk do të ndryshoja asgjë,...