Tragjike në “Qytet Studenti”, 30-vjeçari hidhet nga lartësia dhe i jep fund jetës

Tragjike në “Qytet Studenti”, 30-vjeçari hidhet nga lartësia dhe i jep fund jetës

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e “Qytet Studenti” në Tiranë, ku një 30-vjeçar është hedhur nga një lartësi dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital. “Më datë 07.06.2025, në “Qytet Studenti”, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, është vetëhedhur nga lartësia dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia. Punohet për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Burimi: Javanews.al